A do të ketë reshje shiu? Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në javën e parë të Tetorit

by author

Meteorologu Hakil Osmani ishte këtë të hënë në “Good Morning Albanians”, ku foli për parashikimin e javës së parë të tetorit.

Advertisements

Sipas tij edhe këtë javë moti do të jetë i ngrohtë, madje do ketë temperatura më të larta se sa temperaturat që ka vjeshta zakonisht.

Advertisements

“Në fakt kjo javë parashikohet të jetë në dominimin e motit të qendrueshëm gjatë paraditeve do të kemi intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme pritet të jenë në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore, pritet të kemi kalime vranësirash, të cilat do bëhen disi më të dukshme në pjesët e dyta të ditës, por nuk rrezikohet nga rreshjet. Pothuajse gjithë kjo javë do të jetë në mbizotërimin e motit të qendrueshëm.

Edhe pse jemi në muajin e dytë të vjeshtës temperaturat në orët e mesditës do të jenë të larta rreth vlerave 29-30 gradë celsius. Sa i përket parametrit të erës, do kemi një erë e cila nuk do jetë e ndjeshëm.

do ndihet në orët e para të mëngjesit, ku në zonat malore do jenë temperaturat 9- 10 gradë celsius, ndërsa në ultësirën perëndimore do të kemi vlera në 15-16 gradë celsius, duke u afruar shumë pranë vlerave normale”,-tha Hakil Osmani, ndërkohë që shtoi se në mesditë vlerat do jenë 4 apo 5 gradë më të larta se ç’duhet të jenë në vjeshtë.

TË NGJASHME