A do të preket Shqipëria? Meteorologu del me parashikimin e frikshëm

by author

Italia do të përballet me një tjetër zemërim të fortë të motit. Faqja e parashikimit “ilmeteo.it” thekson se në fundjavë do të ketë stuhi dhe reshje të forta.

Advertisements

“Nga e shtuna e 10 qershorit vendi do të gjendet në këtë “zonë konvergjence” në të cilën ndërveprojnë rryma të ndryshme ajrore.

Advertisements

Për shkak të sasisë së madhe të energjisë së përfshirë (lagështia dhe nxehtësia në shtresat e poshtme të atmosferës) do të krijohen kushtet ideale për zhvillimin e stuhisë së afta për të lëshuar në nivel lokal erë të fortë dhe stuhi breshëri” shkruan faqja “ilmeteo.it”.

“Pas një muaji maji të freskët dhe me shi” shpjegon më tej, Lorenzo Tedici, meteorolog i ilmeteo.it – ??Qershori gjithashtu filloi me stuhi dhe temperatura nën mesataren e asaj periudhe. Presioni i lartë mungon totalisht, siç nuk ka ndodhur prej vitesh këtë sezon”.

“Anticikloni i Azores”, shpjegon Tedici, “është i vendosur prej ditësh në Ishujt Britanikë dhe do të qëndrojë atje për një kohë më të gjatë” tha ai.

TË NGJASHME