A duhet të … emigrojmë? – Shihni se në cilin vend të Evropës nafta e benzina shiten vetëm për 0,6 euro për litër
Advertisements
Shqipëria po përjeton një furi çmimesh të shtrenjta për naftën dhe benzinën. Ato rriten çdo ditë e më tepër duke dalë jashtë kontrollit, edhe pse me çmime të diktuara që shumë njerëz mendojnë se shërben si një mburojë e krijuar nga shteti në bashkëpunim me oligarkët e karburanteve për të vijuar fitimi marramendës i tyre.
Advertisements
Ndërsa ligji detyron kompanitë e naftës të kenë rezerva 90 ditore, ata po shesin me çmime të ndryshuara thuajse përditë duke përfituar nga shtrenjtimi progresiv.
Aktualisht një litër naftë apo benzinë shiten gati 250 lekë për litër. Në vendet e BE, më së shumti shitet midis 1.8 euro për litër. Greqia duket se është më e shtrenjta, me benzinën rreth 2.2 euro dhe naftën 1.8 euro.
E megjithatë ka një shtet në Evropë që çmimin e naftës dhe benzinën e ka shumë më lirë se kudo tjetër.
Është Bjellorusia, e cila po mban rekordin për çmimin më të ulët në Evropë, vetëm 0,6 €/litër ose rreth 70 lekë për litër.
Arsyeja e këtij çmimi shumë të ulët të naftës r benzinës ka të bëjë me embargon e vendosur ndaj naftës ruse nga Bashkimi Evropian, embargo që nuk vlen për Bjellorusinë, e cila vazhdon të përdorë naftën e vendit fqinj.
Çmimin e dytë më të ulët të naftës e benzinës në Evropë e mban Rusia me 0,7 euro/litër.
Kujtojmë se ka shtete në botë si Venezuela e cila ua jep falas karburantin qytetarëve dhe e shet në treg për vetëm 0.02 euro ose 2.4 lekë për litër. /noa.al