A po të sëmurë stresi? Këto 8 simptoma të frikshme tregojnë se…

by author

Sipas një sondazhi të Shoqatës Psikologjike Amerikane, njerëzit sot janë më të stresuar se kurrë dhe një e treta e tyre thonë që stresi ndikon në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Advertisements

Nëse ti ke ndonjë nga këto simptoma, stresi që po përjeton po të sëmur. Ja si t’i luftosh.

Advertisements

Të janë krijuar urtikarie

Nëse papritmas të mbulohet trupi nga puçrra të kuqe që të kruhen, këtu mund të jetë fajtor stresi (jo alergjitë). Kur trupi yt përjeton stres të tepruar (si për një periudhë të gjatë ashtu dhe të shkurtër) krijohen luhatje në sistemin imunitar dhe trupi fillon të lirojë histaminë kimike për të luftuar gjendjen tuaj të keqe.

Nëse stresi nuk largohet, ti fillimisht zhvillon një reaksion kimik dhe këtu shfaqet urtikaria. Kur sistemi yt imunitar dobësohet për shkak të stresit edhe lëkura irritohet gjithashtu nga gjëra prej të cilave kurrë më parë nuk ke qënë i ndjeshëm, si sapuni, i ftohti apo i nxehti, locionet apo detergjentët për larje.

Çfarë të bësh: Vendos një pëshqir të lagur, të freskët në zonën e prekur. Nëse kjo nuk bën efekt, merr një antihistaminë.

Fillon të kesh luhatje në peshë

“Stresi shkakton lirimin e hormonit kortizon, i cili dobëson aftësinë e trupit për të përpunuar sheqerin në gjak dhe ndryshon mënyrën se si trupi metabolizon yndyrën, proteinat dhe karbohidratet, gjë që mund të çojë në shtim ose humbje në peshë,“ – thotë Shanna Levine një mjeke e kujdesit parësor dhe instruktore klinike e mjekësisë në Icahn School of Medicine, New York.

Stresi gjithashtu mund të shkaktojë tek njerëzit sjellje si ngrënia e tepërt ose humbja e oreksit.

Çfarë të bësh: Konsumo arra. Proteina do të ndihmojë nëse keni humbje oreksi dhe fibra do të veprojë nëse ke pasur çrregullime në të ngrënë.

Vazhdon të kesh dhimbje koke

Nëse nuk ke vuajtur kurrë më parë nga dhimbja e kokës dhe papritmas koka fillon të rrahë nga dhimbjet konstante, mund të ketë ndodhur për shkak se je shumë i stresuar. Stresi liron kimikate të cilat mund të shkaktojnë ndryshime në nervat dhe enët e gjakut në tru, gjë e cila sjell dhimbjen e kokës.

Jeni me migrenë? Stresi mund ta përkeqësojë edhe më tepër. Është gjithashtu e zakontë që muskujt të tensionohen kur jeni i stresuar, gjë e cila shkakton dhimbje koke gjithashtu.

Çfarë të bësh: Nëse nuk do të marrësh ibuprofen, provo vajin e livandës ose vajin e piperit kur fillon dhimbja e kokës.

Të dhemb stomaku

Stresi mund të prishë funksionin e traktit të nxitjes së hekurit më më shumë se një mënyrë. Mund të shkaktojë që trupi të prodhojë më shumë acid tretës, duke shkaktuar urth.

“Gjithashtu mund të ngadalësojë zbrazjen e ushqimit nga stomaku , që shkakton gazra dhe fryrje dhe madje mund të rrisë numrin e kontratave të zorrës së trashë, duke çuar në dhimbje dhe diarre,” Deborah Rhodes.

Çfarë të bësh: Provo të pish çaj xhenxhefil ose ndonjë nga mjekimet e tjera natyrale për stomakun.

Je gjithmonë me grip
Stresi dëmton sistemin imunitar duke e bërë më të lehtë që ti të sëmuresh dhe të luftosh viruset.

“Kur njerëzit stresohen, ata sëmuren. Mund të jetë një grip apo dhimbje fyti ajo çfarë shfaqet për shkak se sistemi imunitar nuk e mund dot virusin,” thotë Dr Levine.

Hulumtuesit në Universitetin Carnegie Mellon në Pittsburgh infektuan vullnetarë me një virus të ftohti. Ata të cilët në një sondazh raportuan që po përballeshin me shumë strese kishin dy herë më shumë gjasa të sëmureshin në krahasim me ato me më pak probleme.

Çfarë të bësh: Një studim zbuloi se suplementet e zinkut apo tabletat mund të shkurtojnë gjatësinë e një të ftohure me një ditë nëse merret brenda 24 orëve pasi je ndjerë i sëmurë.

Meditimi, ushtrimet e rregullta dhe gjumi i mjaftueshëm mund të ndihmojnë gjithashtu të largosh stresin dhe të rrisësh sistemin imunitar. Gjithashtu, provo të marrësh një nga mjekimet për ftohjen e fytit apo mjekimet natyrale të së ftohurës.

Ke puçrra… sërish!

Ti mendoje se puçrrat janë një makth adoleshence apo periudhe ovulacioni, por nëse fytyra papritur mbulohet nga puçrrat në mënyrë të vazhdueshme, stresi mund të jetë duke i shkaktuar këto.

Kur je i stresuar, trupi shtyn më shumë hormone, si kortizoli, i cili shkakton që gjëndrat e lëkurës të prodhojnë më shumë vaj. Ky vaj i tepërt mund të bllokohet brenda folikulave të qimeve, së bashku me papastërtinë dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke prodhuar puçrrat.

Çfarë të bësh: Kremrat e përditshme që përmbajnë peroksid benzoil ose acid salicilik mund të pastrojnë aknet nëse aplikohen rregullisht.

Për një qasje më të natyrshme, lani fytyrën tuaj me çaj jeshil ose hidhni aloe vera të pastër. Vetitë e tyre antibakteriale mund të nxisin shërimin.

Ndjen mjegullim të trurit

Stresi mund të të bëjë të sëmurë mendërisht gjithashtu. Hormonet e shumta kortizol të stresit mund ta bëjnë më të vështirë përqëndrimin, duke shkaktuar probleme me kujtesën si dhe ankth apo depresion.

Çfarë të bësh: Relaksohu derisa të rifitosh përqëndrimin. Provo të mbyllësh sytë dhe të marrësh frmë ngadalë, duke u përqëndruar vetëm tek frymëmarrja.

Po të bien flokët

Të humbësh disa fije flokësh është normale (folikulat e flokëve të vjetra janë zëvendësuar me të reja përgjatë kohës), por stresi mund ta prishë këtë cikël.

Stresi i madh shtyn një numër të madh të folikulave të flokëve në atë që quhet fazë pushimi dhe pas disa muajsh ato flokë bien, sipas MayoClinic.org.

Stresi mund të shkaktojë gjithashtu që sistemi imunitar i trupit të sulmojë fokulikulat e flokëve, duke shkaktuar rënien e tyre.

Çfarë të bësh: Ji i durueshëm. Sapo niveli i stresit të normalizohet, flokët do të fillojnë të rriten përsëri.

[Burimi: Reader’s Digest]
konica.al

TË NGJASHME