A priten reshje shiu gjatë javës? Meteorologu Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin

by author

Java e parë e muajit gusht pritet që të jetë e favorshme për të gjithë ato që kanë lënë pushimet dhe presin që ti drejtohen plazhit.

Advertisements

Meteorologu Hakil Osmani shprehet se gjatë kësaj jave pritet që moti të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve me kalime të herë pas hershme vranësirash në zonat malore por që nuk parashikohet të ketë reshje.

Advertisements

Ndërkohë sa i përket temperaturave do të jenë deri në 36 gradë, ndërsa e premtja dhe e enjtja do të jenë dhe ditët më të nxehta të javës me 38 gradë Celsius.

“Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në zonat bregdetare ndërsa në zonat malore herë pas here do të kemi kalime të herëpashershme vranësirash por që nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit maksimumi do të jetë 35-36 gradë, përjashtuar ditën e enjte dhe të premte ku termometri do të shënojë edhe 38 gradë në Elbasan, Berat, dhe kryeqytet temperature deri në 37 gradë”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu edhe vendet e rajonit do të jenë në mot të qëndrueshëm dhe me temperatura deri në 36 gradë.

TË NGJASHME