Abuzoi me 8-vjeçarin dhe e groposi në oborrin e shtëpisë, merret vendimi drastik për Klodian Çalamanin

by author

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë, burgim të përjetshëm për Klodian Çalamanin pasi u shpall fajtor për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, më 16 nëntor të vitit 2021.

Advertisements

Bëhet me dije se hetimet ndaj të akuzuarit, kanë konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me lopatë dhe kazmë.

Advertisements

Kujtojmë se ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë.

Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij.

Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç’ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat.

Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë.

Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit.

TË NGJASHME