Sot, 30 dhjetor 2022, Aida Shtino feston ditëlindjen. Gazetarja e njohur që ka drejtuar emisionin “Njerëz të Humbur” mbush sot 52 vjeç.
Advertisements
Prej kohësh, Shtino nuk ka qenë e pranishëm në media, ndërsa së fundmi ajo drejton një emisionin televiziv.
Advertisements
Kujtojmë se në një intervistë në media së fundmi, foli “Njerëz të humbur”, dhe për gjurmët që ka lënë ky emision jo vetëm te ajo por dhe të njerëzit që ka ndihmuar.
Gazetarja tregoi se ideja për “Njerëz të humbur” lindi pasi punonte në Greqi në një emision të ngjashëm, që konsistonte në gjetjen e njerëzve që kërkoheshin. Gjatë intervistës, Aida tregoi se nuk kanë qenë të pakta rastet ku është kërcënuar dhe ka marrë urdhër mbrojtje.
“Ka qenë historia e një vajze 13 vjeç që kishte humbur në Kombinat. Stafi më thotë se kishin marrë një informacion se vajza ishte parë me disa djem në një lokal. Lajmëruam policinë. Rastisi një person i papërgjegjshëm dhe thotë ca merreni me këtë. E nxjerrin këtë personazh të forcave së Shqiponjave live.
E tha dhe live. I them zotëri po të ndjek e gjithë Shqipëria. E dëgjon drejtori i përgjithshëm dhe vajza është gjetur brenda natës. Më kanë penguar disa herë. Ka qenë rasti i një shqiptari në Selanik, kishim një udhëtim të vështirë. Më vonë doli se pronari kishte gisht në zhdukjen e këtij personi.
Kur po ktheheshim nga Greqia, në Kapshticë, po na hapnim makinën. Sa hymë ne po kontrollonin makinën, pastaj zbresim më poshtë dhe sërish del policia. Filloi sërish kontrolli dhe i them kameramanit ndiz kameran. Më tha, ju kërkoni të humburit por kini kujdes se mos humbni ndonjë ditë vetë.
Ne e nxorëm bruto në ekran. Ka marrë asokohe ministri i Brendshëm, i ndjeri Bujar Nishani dhe e kanë shkarkuar. Ka pasur shumë raste, jam kërcënuar disa herë por i kam pasur Brenda për të mos shqetësuar familjarët. Një rast tjetër ka qenë kur kërkonim një vajzë nga Elbasani që e dinim se ishte trafikuar.
Po dilnin në sipërfaqe gjëra që nuk duheshin publikuar. Të nesërmen më vjen në zyrë një zarf. Brenda në letër thuhej se vajza është në këtë adresë dhe ishte adresa e shtëpisë time. Në atë moment kam kërkuar mbrojtje.”, tha mes të tjerash Aida.