Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me karrotrecin, lëndohen 3 persona

by author

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth orës orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq.

Advertisements

Mjeti tip “Audi” me drejtues E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues I. B., rreth 57 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër s M. T., 55 vjeçe dhe J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

TË NGJASHME