Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku dy tramvajë janë përplasur kokë më kokë në Samsuda, në bregdetin turk të Detit të Zi,
Advertisements
duke shkaktuar të paktën 26 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Advertisements
Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e Turqisë, dy tramvajë u përplasën pranë stacionit të Piazza-s në rrethin Canik.
Mësohet se përplasja ka ndodhur në orën 09:40. Në vendin e aksidentit janë dërguar një numër i madh i policisë, zjarrfikësve, shpëtimtarëve dhe ekipeve mjekësore.
Ekipet mjekësore i kanë transportuar të plagosurit në spitalet e qytetit me autoambulanca.
Ende nuk dihet shkaku i përplasjes.