Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Patos, ku një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur.
Advertisements
Sic njofton policia një motor ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur viktimë pasagjeri, shtetasi E.B dhe është plagosur drejtuesi.
Advertisements
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policise:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasi B. B., 43 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.