Aksident i rëndë në Itali, shqiptarja përplaset për vdekje nga një shofer fillestar

by author

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptareje në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (11 mars) në Villafranca, ku e reja u përplas nga një shofer fillestar.

Advertisements

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se bëhet fjalë për shtetasen Edmonda Boka, e cila sapo zbriti nga makina e saj, është përplasur nga një tjetër mjet, që drejtohej nga një 18-vjeçar.

Advertisements

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren.

Mjeku që ndodhej në bordin e helikopterit vetëm sa konfirmoi se vajza kishte ndërruar jetë.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares.

TË NGJASHME