Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:48 në Ksamil, ku një motor me të cilin udhëtonin dy minorenë është përplasur me një makinë.
Advertisements
Advertisements
Pamjet janë vërtetë të frikshme dhe duket sikur është skenë e ndonjë filmi.
Nga informacionet paraprake mësohet se motori ka qenë kundravajtje dhe është përplasur kokë më kokë me makinën.
Shikohet se personat që udhëtonin në motor nuk mbanin kaskë mbrojtëse.
Për fat të mirë raportohet nga dëshmitarët se nuk ka viktima.
Të dëmtuarit janë shoqëruar në spital.