Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër. Si rezultat 2 adoleshentë kanë mbetur të plagosur.
Advertisements
Gjatë lëvizjes, 17-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që ka dalë nga rruga, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe pasagjeri në të, një 16-vjeçar.
Advertisements
Të dy të dëmtuarit, pasi kanë marrë asistencën mjekësore, janë larguar në banesa.
Nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, që drejtonte i papajisur me leje drejtimi, një automjet pa targa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.