Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksion Elbasan-Cërrik,
Advertisements
konkretisht në fshatin Shirgjan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e tyre.
Advertisements
Ata janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
“Elbasan/ Informacion paraprak: Rreth orës 08:45, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Shirgjan, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D., 24 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjetit, të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton Policia e Elbasanit.