Aksident tragjik/ Humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë 54-vjeçari shqiptar

by author

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjakovë me pasojë vdekjen e një personi.

Advertisements

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vogovë dhe viktima është një shtetas nga Shqipëria.

Advertisements

Sipas policisë, 54 vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

“Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Vogovë- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.

Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

TË NGJASHME