Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Advertisements
Policia bën me dije se një automjet tip “BMW X5” dyshohet se ka dalë nga rruga edhe është përplasur me mbajtësen kryesore të saj.
Advertisements
Për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar ndërkohë që dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.