Aksident tragjik/ Përmbyset furgoni plot me emigrantë, raportohet për 7 të vdekur dhe 12 të plagosur

by author

Të paktën shtatë persona u vranë dhe më shumë se 12 u plagosën gjatë natës së kaluar në një aksident që ndodhi kur një kontrabandist i dyshuar humbi kontrollin e minibusit që po drejtonte me emigrantë, tha sot policia.

Advertisements

Të plagosurit u dërguan në spitalet e afërta.

Advertisements

Minibusi, një Mercedes Vito që transportonte më shumë se 20 persona, përfshirë fëmijë dhe që udhëtonte në autostradën A94 në lindje të Mynihut, rriti shpejtësinë gjatë një ndjekjeje nga një makinë policie, shtoi i njëjti burim.

Sipas të dhënave të para të hetimit, një ekip patrullimi i policisë federale ka tentuar të kontrollojë mjetin por më pas drejtuesi i tij ka nxituar për të larguar.

Automjeti ka dalë nga rruga në një kryqëzim dhe është përmbysur disa herë.

I pyetur nga AFP nëse ishte vërtet një transport migrantësh, një zëdhënës i policisë tha se kontrollet mbi identitetin e pasagjerëve janë “ende në vazhdim”. Muajin e kaluar, autoritetet gjermane vendosën kontrolle të reja kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke.

Ardhja e emigrantëve të paligjshëm, shumica e të cilëve janë me origjinë siriane dhe afgane, po shkakton një debat të nxehtë në Gjermani.

“Numri i njerëzve që vijnë aktualisht tek ne është shumë i lartë,” përsëriti kancelari Olaf Solz këtë javë ndërsa zbuloi masat për të përshpejtuar dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar.

TË NGJASHME