Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit, dëshmitari rrëfen tmerrin: Ata që kishin vdekur nuk munda t’i…

by author

Një aksident me përmasa tragjike ka ndodhur një natë më parë në rrugën e Arbrit ku tre persona kanë mbetur të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur.

Advertisements

Teksa mëngjesin e sotëm po hiqen nga rruga e makinave të përfshira në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në aksin Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë, njëri prej banorëve të zonës tregon se pasi kishte marrë vesh për aksidentin, ai së bashku me dy persona të tjerë kishin shkuar për t’u përpjekur të ndihmonin, por nuk kishin arritur të bënin gjë për personat që ndërruan jetë.

Advertisements

“Erdha me elektrik për të parë nëse kishte një njeri që duhej ndihmuar. Por ata që kishin vdekur nuk i nxirrja dot sepse ishin poshtë makinës. Në këtë rrugë, makinat ecin me shpejtësi shumë të lartë. Në momentin kur e morëm vesh për aksidentin, unë së bashku me dy miqtë e mi dolëm për të ndihmuar por nuk mund të bënim gjë. Përplasja ishte shumë e fortë”-tha banori.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi nuk ka asnjë kufizim të shpejtësisë, ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi, kjo edhe për faktin se është një segment që është në ndërtim. Në natën e ndërrimit të viteve, po në aksin Bulqizë-Maqellare, shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik mbrëmjen e sotme, ndërroi jetë edhe 24-vjeçari Yllson Tasha.

Viktimat: 1. Kujtim Istrefi ( Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër) 2. Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër) 3. Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)

Të plagosur: 1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër) 2. Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër) 3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër) 4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër)

TË NGJASHME