Akuzohet se mori peng dhe përdh*noi 30-vjeçaren në Durrës, Marjus Musaku flet nga burgu: Ishim të dashur, e kapa duke më tradhtuar me shokun e burrit

by author

Ka folur nga burgu Marjus Musaku, i cili akuzohet se mbajti peng për nëntë ditë dhe përdhunoi 30-vjeçaren Dyrmishi, nënë e dy fëmijëve. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” Marjus Musaku është shprehur se është i pafasjshmë dhe se çdo gjë është bërë me dëshirë.

Advertisements

Ai deklaroi se gjatë muajit qershor ka qëndruar pothuajse çdo ditë nga 2 orë në hotel me Ersidën dhe për këtë ka dhe dëshmitarë.

Advertisements

Ai më tej shtoi se gjithçka është bërë që Ersida dhe bashkëshorti të përfitojnë azil. Sipas tij, Ersida sot ndodhet në Itali. Më tej, Marjusi tregon se Ersidën e ka kapur edhe me shokun e burrit të saj, por nuk i ka bërë asgjë.

“Ersida sot ndodhet në Itali. Kanë shkuar për të kërkuar azil. OBGJ-ja, Nikoll Marku i ka dhënë një letër sikur ajo është përdhunuar. Ka përfituar azil. Në 12 gusht ka ikur në Itali. Ajo e bëri këtë sepse unë e kapa me shokun e burrit të saj. Në shtëpinë në Durrës kemi qëndruar që prej datës 25 deri më 3 gusht.

Ne dilnim për kafe, ajo e ka thënë dhe vetë tek psikologia. Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë. Normale që kemi kryer marrëdhënie, kemi qenë të dashur. Ajo ka ardhur me dëshirën më të madhe. Kemi shkuar nga Porto Romano. Kur e kapa me shokun e burrit të saj nuk i kam bërë asgjë. I thashë; ‘ik se nuk je për mua’. Ersidës i kërkoj vetëm të thotë të vërtetën. E kapa me shokun, e lashë në jetën e vet.

Ajo më bëri puçin me burrin e saj. Nuk jam marrë njëherë në pyetje. Më janë shkelur të gjitha të drejtat. I kërkoj vetëm të thotë të vërtetën. Nuk kam asnjë inat. I kam paguar dhe shkollën e fëmijëve të saj. E kam mbajtur me lekë. E vërtetoj me të pyetur tek dyqanet. Ka blerë fustane të shtrenjta. Shumë njerëz na kanë parë si çift normal. Nuk e kam prekur njëherë me dorë”, tha Musaku.

Ngjarja e bujshme ndodhi një vit më parë, ku Ersida Dyrmishi, nëna e dy fëmijëve denoncoi Marjus Musakun se e kishte rrëmbyer me forcë dhe e kishte detyruar për të kryerë marrëdhënie seksuale. Pasi u denoncua si e zhdukur nga familjarët, policia i gjeti ata në një hotel në Durrës, ndërkohë që 30-vjeçarja deklaroi në polici se ishte mbajtur peng nga i riu nga Lushnja dhe se gjatë kësaj periudhe ishte arrestuar.

Pas kësaj deklarata, policia arrestoi Musakun me dy akuza të forta siç janë pengmarrja dhe përdhunimi, ndërkohë që i riu tha se në fakt 30-vjeçarja kishte ndejtur me dëshirë me të për dy ditë me radhë dhe se nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj.

Pavarësisht kësaj, Musaku gjendet ende në qeli, ndërkohë që familjarët e tij kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale biseda mes tij dhe Ersida Dyrmishit duke pretenduar se ata ishin të lidhur prej disa muajsh dhe se prisnin që 30-vjeçarja të ndahej nga bashkëshorti për të jetuar bashkë.

Në njërën prej bisedave të shpërndara nga familjarët, pikërisht më datë 25 korrik, ditën kur u tha se ishte zhdukur, Dyrmishi i shkruan Musakut se po bëhej gati të shkonte te ai.
/albeu.com/

TË NGJASHME