Amosi sherr me Dorin pas puthjeve me Oltën? Aktori zbulon çfarë ndodhi në përballjen me burrin e aktores

by author

Në emisionin ‘Glamour Zone’në Rtv Ora këtë të premte ishte i ftuar aktori i talentuar Amos Zaharia, i cili u bë viral pas disa deklaratave brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Advertisements

Në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku, Amos sqaroi një moment që është keqkuptuar nga publiku gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother VIP’.

Advertisements

Po flasim për përqafimet dhe puthjet në faqe mes tij dhe Oltës. A u përball Amosi me bashkëshortin e Oltës?

Ester Bylyku: Janë bërë virale momentet që ti dhe Olta kishit pirë. Madje ato puthje janë keqkuptuar nga publiku…

Amos Zaharia: Unë dhe Olta njihemi që në shkollë, jemi miq te vjetër. Nuk ka, as nuk do të ketë kurrë asgjë mes nesh. Atje kishte kamera dhe është mëse e dukshme që gjithçka është mes miqsh.

Ester Bylyku: A është keqkuptuar ajo video nga bashkëshorti Oltës? Të ka telefonuar për tu sqaruar?

Amos Zaharia: Jo, nuk kam patur asnjë problem me Dorin. Nuk ka patur vend për keqkuptime nga asnjëra palë.

TË NGJASHME