Dashuria e Arbanës dhe Eduarti u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Çifti vendosi të martohet në privatësi të plotë dhe asnjë moment nuk u publikua nga dasma në rrjete sociale.
Advertisements
Revista Who ka publikuar disa detaje dhe foto duke zbuluar pak nga dasma e shumëpritur. Premtimet dashurisë Arbana dhe Eduarti i dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.
Advertisements
Arbana veshi 2 fustane, një për ceremoninë në kishë dhe tjetrin në mbrëmje.
Eduarti dukej tejet elegant në petkun e dy kostumeve, të bardhin në kishë, të ziun në festën e mbrëmjes.
Çifti e hapi dasmën nën tingujt e këngës së tyre të preferuar: “Kur jemi bashkë ne të dy”. Festën e ndezën tingujt e muzikës së këngëtarëve shqiptarë, Anxhela Peristerit, Klajdi Harunit dhe Brunos e Ylli Limanit. Surprizë? Poo, këndoi dhe vetë dhëndri Eduarti.