Arditi nuk duron dot në emision live, gruaja përballë tij e bën të qajë. Nuk e kishim dëgjuar kurrë të fliste kështu

by author

Historia e djeshme ne rubriken “Ka një mesazh për ty” e ka bere Ardit Gjebrean te beje nje rrefim prekes dhe te sinqerte. Behej fjale per zonjën Besnike, e cila prej 24 vitesh nuk mund ta shohë dot vëllain e saj në sy. P.e.ngu që ka në zemër i shkakton dhimbje të madhe sepse ajo nuk mund ti kthejë dot b.orxhin që i ka marrë.

Advertisements

Për shkak të vështirësive ekonomike, Besnike detyrohet t’i kërkojë lekë vëllait, por të blerë shtëpi dhe ai pa asnjë hezitim ja jep. Por b.orxhin e marrë nuk mundi t’ja kthente.

Advertisements

Sot ajo ka ardhur në studio për ta falenderuar vëllain dhe për të hequr brengën që ka në shpirt. Historia e saj emocionon edhe drejtuesin e emisionit, Ardit Gjebrea.

Ardit Gjebrea: Nuk i bëtë dot lekët?

Besnike: Nuk i bëmë dot lekët kurrë. Unë falë jush, se nuk e mora kurrë guximin. I kisha shumë qejf njerëzit që vinin dhe jepnin mesazhe, kështu në televizion, kur i shikoja nuk di çfarë të them. Gjithmonë thoja ta çoj dhe unë vëllain atje, sepse ai e meritonte faktikisht se më kishte bërë një gjë kështu..

Ardit Gjebrea: Po ai vëllai sa herë në muaj të thotë ty: Po ato lekët kur do m’i japësh?

Besnike: Asnjëherë! Prandaj edhe kam ardhur më shumë këtu sepse vëllai sot edhe 24 vjet, atë muhabet nuk e zuri asnjëherë në gojë.

Ardit Gjebrea: As larg e larg?

Besnike: Jo, jo dhe nuk më ka pyetur njëherë: O Besnike çfarë u bë me ato lekët? Ato kushërinjtë e burrit nuk mundën t’ju drejtonin pak. Se me thënë të drejtën kjo është edhe pak neglizhenca jonë, për burrin tim në rradhë të parë që duhet të ishte marë pak më shumë me këtë çështje.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e thirre burrin këtu, ta kishe bërë për një lek?

Besnike: E donte, se kam 24 vjet që rri me këtë brengë, e donte por hajt mo!

Ardit Gjebrea: Po ja falim?

Besnike: Ehe, po ja falim. Edhe ishte dhe pak neglizhenca jonë ta them, edhe pak ne besuam. Dhe ne ngelëm dhe pak kështu si mbas dore, më ngelën gocat pa shkollë, se burri punonte, po vetëm ushqeheshim nuk është se na mbetën të ardhura. A e di çfarë pike kam në zemër, nuk e ke idenë, prej kësaj gjëje. Sepse ndoshta ne po të kishim marrë pak kompesim atje, do të rregulloheshim nga një anë dhe do të kishin ecur edhe fëmijët pak më përpara. Edhe nusja e vëllait, edhe fëmijët e vëllai s’ma thanë asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Edhe ata asnjëherë?

Besnike: Asnjëherë! Bëjnë sikur nuk e dinë. Prandaj kam shumë peng Ardit. Unë nuk e shikoj dot vëllain në sy, bëhet një dasëm, bëhet një gjë. Të blesh një gjë nuk kam mundur.

Ardit Gjebrea: Se të duket dikur e ble me lekët e tij?

Besnike: Po!

Ardit Gjebrea: Të të them diçka një sekret. Është shumë e vështirë kur dëgjon kështu gjërash dhe sidomos në momentet kur ti përlotesh, që unë ta mbaj veten, si me thënë.

Besnike: Unë me zor si e kam mbajtur këtu brend, se nuk desha.

Ardit Gjebrea: Duhet gjithmonë të dini që sa herë përloteni aty, unë këtu brenda jam një lum me lotë, domethënë. Mundohem, sepse ne jemi prezantues dhe nuk duhet të dorëzohemi përballë telekamerave, por ndonjëherë është e pamundur.

Ardit Gjebrea fton në studio vëllain e saj, Skënderin. Ata përloten kur shohin njëri-tjetrin në studio dhe Skënderi tepër i emocionuar shprehet: Kushdo të ishte do ta bënte!/tvklan.al

TË NGJASHME