Policia ka ndaluar ish-kryetarin e Komunës Qendër,
Advertisements
Vladimir Todoroviç dje në mbrëmje rreth mesnatës në aeroportin e Shkupit. Në një operacion paralel që filloi herët në mëngjes në vendkalimin kufitar Tabanovc, është arrestuar ish-kryetari i Këshillit të Komunës së Qendrës, Vladimir Zdraev.
Advertisements
Në aksionin për të cilin MPB-ja ka marrë fletëarrest nga Prokuroria Publike janë arrestuar edhe disa persona të tjerë. Arrestimi ka ndodhur në lidhje me ndërtimin e urës Oko, e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, për të cilën gjykata një muaj më parë ka dhënë një vendim të formës së prerë se nuk ka pasur krim, pasi të cilin ish-ministrja e Kulturës, Beti Kançevska Milevska, u lirua plotësisht nga akuza.
“Dje (29.06.2023) pasdite dhe gjatë mbrëmjes nga punonjës policorë të MPB-së me urdhër të Prokurorisë Publike dhe me urdhër të gjyqtarit
për procedurë paraprake iu është hequr liria pesë personave në lidhje me nenin 273 paragrafi 5 dhe nenin 353 paragrafi 5 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.