Arben Ahmetaj nuk ka qenë në Shqipëri ditën e djeshme, kur doli lajmi se SPAK i ka kërkuar kuvendit autorizim për ta çuar atë pas hekurave.
Advertisements
Kështu ka deklaruar mbrëmjen e djeshme gazetari Artan Hoxha. Ai ka publikuar një foto të Ahmetajt të shkrepur ditën e premte ku ai shihet në Doganën e Kakavijës. Sipas Hoxhës në momentin kur ka udhëtuar drejt Greqisë, Ahmetaj ka qenë i vetëm në makinë.
Advertisements
“Ditën e premte, kjo është dogana e Kakavijës dhe ditën e premte, Ahmetaj ka kaluar në Greqi, kjo duhet të jetë diku rreth orës 14:00 në mesditë. Ka qenë vetëm në makinë. Ai nuk ka qenë i ndaluar të lëvizë.
Ajo që bën çudi se hetimi ka nisur që vjet në Nëntor, gjatë kësaj kohe, Ahmetaj ka lëvizur dhe nuk i është shmangur hetimit. Në momentin kur ka dalë lajmi, nuk ka qenë në territorin e Shqipërisë, mund të vijë sepse i lirë është, por aty është duke vulosur pasaportën në Kakavijë”, tha Ahmetaj.