Arti në zi/ Ndahet nga jeta artistja e njohur

by author

Muza e piktorit Pikaso, Françoise Gillot, ndërron jetë në moshë 101 vjeçare.

Advertisements

Gillot vdiq në një spital në Manhattan, vdekja e saj u konfirmua për New York Times nga vajza e saj, e cila tha se artistja franceze kishte luftuar me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

Advertisements

Piktorja franceze Françoise Gillot ishte për më shumë se një dekadë, muza dhe shoqëruesja e Pablo Picasso-s. Fotografia e tyre duke ecur të lumtur në rërë në vitin 1948 është shumë e famshme.

Por në të njëjtën kohë Gillot njihet si gruaja e vetme që e la. Për të është shkruar një libër me titullin “Gruaja që tha jo” nga Malte Herwig dhe i referohet jetës së saj.

E lindur në një familje të pasur pariziane, Gilot ishte një piktore kur takoi Picasso-n, i cili ishte 40 vjet më i madh se ajo. Ata u njohen në një restorant francez kur ajo ishte 21 vjeçe dhe 10 vjet më vonë, ajo e la atë. Ata kishin dy fëmijë së bashku, Paloma dhe Claude.

“Ai e njohu kur ishte 21 vjeçe. Gillot e joshi Pikason me vrullin e rinisë, por edhe me shkëndijën e shpirtit të saj. E pastër dhe e virgjër, ajo ishte një kanavacë bosh për të,” kështu e përshkruan shkrimtarja Malte Hervig takimin e tyre të parë.

Artistja dinamike, kishte thënë se Picasso ishte një forcë vullkanike e natyrës, “Kështu kemi lindur dy fëmijët tanë, Paloma, e cila është një stiliste e famshme. Dhe Klodi, i cili është njëlloj si babai i tij”.

Në autobiografinë e saj “Jeta me Pikason” Gillot shkroi se “kuptova se ai jetonte në një botë të mbyllur për veten e tij dhe se, për rrjedhojë, të vetmisë së tij, doja të eksploroja vetminë time. Shpejt kuptova se thelbi i problemit ishte se me Pikason duhet të ketë gjithmonë një fitues dhe një humbës. Nuk mund të kënaqesha me të qenit fituese dhe nuk mendoj se kushdo që është i pjekur emocionalisht mund të jetë i kënaqur me këtë. Dhe as duke u mposhtur nuk kishte asgjë për të fituar, sepse me Pikason në momentin që u mposhtje, humbje çdo interes. Meqenëse e doja, nuk kisha vend për të humbur. Çfarë mund të bëhet përballë një dileme të tillë?”

TË NGJASHME