“Asgjë nuk harrohet”: Identifikohet pas 5 vitesh kufoma e djegur në Dajt, 2 në pranga, djali në kërkim(Video)

by author

Asgjë nuk harrohet. Policia identifikon kufomën që u gjet e dhu nuar dhe gjysmë e djegur në Kodër Shupal të Malit të Dajtit më 16 maj 2017.

Advertisements

Pesë vite më pas policia thotë se ka arrestuar autorët një burrë, një grua dhe djali i gruas është shpallur në kërkim.

Advertisements

Vetë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë doli në një deklaratë për median për të dhënë detaje mbi zbardhjen e krimit të ndodhur 5 vite më parë.

“Të tre këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me ” deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika sot në një konferencë për median.

TË NGJASHME