Aurela Gaçe mbytet në lot/ Si e ka punën trimja e Vlorës

by author

Aurela Gaçe ka reaguar për herë të parë pas kritikave që i janë bërë lidhur me këngën e saj më të re “Lento Lento”.

Advertisements

Një ndër to ishte gazetari Aleksandër Çipa, i cili tha se është e pakuptimtë që një artiste e madhe si Aurela Gaçe të bjerë në varfërinë e së thjeshtës pa përmbajtje. Aurela reagoi për kritikat e ftuar sot tek “Rudina”, ku u shpreh se kishte ardhur koha për një këngë me gëzim sepse ka qarë boll.

Advertisements

“Unë e kisha për vete nevojë shpirtërore që të vija me gëzim, të vija me ngjyra, siç e shikon dhe sot me ngjyra, është shumë e nevojshme. Domethënë edhe kur ulem në kafe me miqtë dhe kur fillojnë menjëherë bisedat them stop, nuk dua fare të dëgjoj asnjë bisedë të tillë

Çfarë ka ndonjë bisedë që të qeshim, të argëtohemi, të flasim për gjëra të bukura sepse seriozisht kjo është një ngarkesë emocionale për të gjithë. Unë kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë të qeshja, të kërceja, të sillja dritë”, u shpreh Aurela.

TË NGJASHME