Mesditën e sotme, 20-vjeçari me inicialet A.L ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Advertisements
Si pasojë, është dëmtuar së bashku me pasagjerin 23-vjeçar me inicialet A.M për t’u dërguar më pas në spitalin e Pogradecit.
Advertisements
Njoftimi i Policisë: Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Rëmenj, Pogradec, shtetasi A. L., 20 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Audi”,
dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi dhe shtetasi A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.