Autori e ndoqi me këmbë gjithë ditën dhe e vr au, biznesmeni Papa erdhi në Tiranë tek lagjia e vëllait, ra pre në atentat

by author

TIRANË- Edmond Papa (Hoxha), biznesmeni 49-vjeçar që u vra pasditen e sotme dyshohet të jetë ndjekur gjatë gjithë ditës nga autori.

Advertisements

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori, i paidentifikuar e ka gjurmuar me këmbë deri në lokalin ku Papaj është futur rreth orës 16:30 në lokalin në pronësi të V.Sh., në rrugën “Fadil Bodinaku”, në zonën e njohur si Selita në Tiranë.

Advertisements

Ai kishte udhëtuar nga Saranda drejt Tiranës dhe ishte ulur në lokalin në lagjen ku banonte i vëllai. Por, në momentin që është futur në lokal, autori, i maskuar me kapuç, ka qëlluar 9 herë me një pistoletë të llojit “Glock”, në drejtim të bizmesmenit dhe më pas është larguar nga vendngjarja përmes rrugicave.

TË NGJASHME