Autori me kapuç hyri në lokal dhe e qëlloi, biznesmeni Papa tentoi ta godas me tavëll duhani, sekuestrohen kamerat e sigurisë(Detaje të reja)

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Selitës ku 49-vjeçari Edmond Papa është ekzekutuar me 9 plumba pistolete teksa pinte kafe në ambientet e një lokali.

Advertisements

Ai
mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Mësohet se ai ishte ulur një lokal kur një person me kapuç është afruar duke e qëlluar 9 herë. Papa është munduar duke e qëlluar me tavëll duhani autorin, por pa ia arritur qëllimit,
Përballë lokalit ndodhet dhe banesa e familjarëve të tij të cilët i vizitonte sa herë vinte në kryeqytet pasi viktima prej vitesh jetonte jashtë.

Advertisements

Për krimin e rëndë, policia ka ngritur dy pista kryesore që lidhen me skedimet e viktimës në Angli për trafikim lëndësh narkotike dhe një me ndonjë konflikt të mundshëm, pikërisht për këtë lloj aktiviteti të paligjshëm.

Ai është dënuar edhe në shtetin grek me 7 vite burg për trafikim droge. Po hetohen dhe bizneset e Papës në qytetin e Sarandës ku ai merrej me ndërtime dhe rezulton pronar i një hoteli.

Policia ka nisur hetimin e plotë të ngjarjes dhe për gjurmimin e autorit po sekuestrohen kamerat e sigurisë në zonë.

TË NGJASHME