Babai i 3-vjeçarit që vdiq: Mjeku tha se ka 14 dhëmbë për mbushje, anestezia i dëmtoi të gjitha organet

by author

Në Tiranë u regjistrua një ngjarje e rëndë që i tronditi të gjithë. Një fëmijë 3-vjeç që shkoi te dentisti për dhëmbët, u kthye në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë pas dy ditësh në QSUT. Ndërhyrja ndodhi në klinikën e mjekut Roland Xhaxho, i cili mbrëmë deklaroi se fëmija kishte defekt në zemër.

Advertisements

Por Bledar Spahiu, babai i 3-vjeçarit, Brian mohon se fëmija nuk kishte më probleme dhe publikon recetën ku mjeku pediatër ka shkruar se nuk është problem që fëmija ta realizojë ndërhyrjen në gojë.

Advertisements

Ai kërkon sekuestrimin e kamerave, ndërsa ngre pretendime se doza e lartë e narkozës i kishte dëmtuar 3-vjeçarit organet e tjera jetësore, si veshkat dhe mëlçia. Familjarët ngrenë pretendime se dentistja ka ndërhyrë në 14 dhëmbë.

“Gjendja sa ka vajtur ka qenë shumë e rënduar. Pjesën e zemrës unë do ta nxjerr letrën prapë. Unë si prind, nëse ai do kishte probleme, duke biseduar me doktorët atje s’do e çoja fare. Është një fëmijë 3-vjecar. Ti bësh 14 dhëmbë, nuk i bëj unë. Pjesa e lekëve.

Nuk e ka përmend asnjë njeri. Kartela e dentistes, ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje. Ka marrë 700 mijë lekë për mbushjen. Sekuestrimi i kamerave, me kalimin e kohës ka letra sa të duash. Nga anestezia i ishin dëmtuar të gjitha organet, mëlçia veshkat, të gjitha”, tha babai për Report Tv.

TË NGJASHME