Babai i foshnjës tregon t merrin e madh që pa me sytë e tij: Pashë stafin e spitalit duke futur copat e t rupit në një qese

by author

Një skandal i padëgjuar më parë ka ndodhur në spitalin e Pejës në Kosovë. Një foshnjë e pajetë 32 javëshe, (8 muajshe) e mbështjellë me çarçafë është futur në lavatriçe, duke dalë prej andej e copëtuar.

Advertisements

Përkundër insistimit të stafit spitalor që ky rast i tmerrshëm të mbahet fshehur, familjarët kanë njoftuar policinë.

Advertisements

Në një intervistë për gazetaren e “Shqipëria Live”, Luçiana Hulej babai i foshnjës thotë se dyshimi i lindi ngaqë spitali nuk po dorëzonte trupin e foshnjës.

Ai e ka parë vetë me sytë e tij kur punonjësi ka nxjerrë copat e bebit dhe i ka vendosur në qese. Babai thotë se nëna e foshnjës është shumë keq nga gjendje emocionale dhe se lajmin e ka marrë vesh nga mediat. Ai kërkon drejtësi, të vihen para përgjegjësisë personat që i shkaktuan këtë dhimbje.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se po kryhen hetime nga Prokurori i Shtetit dhe Inspektoriati i Shëndetësisë.

Intervista:

Kur ka ndodhur ngjarja?

Ditën e hënë të javës së kaluar, po bëhen gati dy javë

Ju shkuat në spital, çfarë ndodhi?

Shkuam për të bërë procedurat që na përkisnin. E kishte ndodhur rasti që e kishin vendosur në disa çarçafë. Donin me na shty edhe pak , edhe pak, derisa e kuptuam.

Si e kuptuat?

I pamë individët që bënin sa andej-këtej. Pamë disa persona dhe i ndoqëm deri te lavatriçja. Pamë një njeri të stafit që kapte copat e trupit të foshnjës duke i futur në qese, tmerri më i madh. Rast që nuk ishte dashur me ndodhur brenda një spitali. Neglizhencë e punës. Duhet me pas një përgjegjësi për këtë.

Çfarë ndodhi më pas?

Infermierja kryesore insistoi të mos merrnim policinë, nuk kishte ndonjë arsyetim. Nuk donte të bëhej diçka e madhe për të mos ulur imazhin.

Është në dijeni bashkëshortja?

E ka marrë vesh lajmin nga mediat dhe nuk kam qenë pranë saj. Ajo është te familja e saj. Është tronditëse, nuk e ka ditur askush. Një nga prindërit e mi nuk e di akoma.

Më e rënda ishte kur e çova vajzën me e varrosur, e baba më tha me e pa. I thashë babit jo se e kanë mbështjellë mirë ata në spital.

TË NGJASHME