Vajza e Bedrie Lokës, Rozalinda ka dhënë dëshminë e saj para prokurorëve në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku nëna e saj i dha fund jetës duke u helmuar.
Advertisements
Për këtë ngjarja fillimisht u tha se vetëvrasja ka ndodhur për shkak të disa videove denigruese në rrjetet sociale që ishin publikuar në emër të Bedrie Lokës.
Advertisements
Por ngjarja mori tjetër rrjedhë kur dolën fakte se bashkëshorti i saj, Xhemal Loka e dhunonte. Kjo është pohuar edhe nga fëmijet e çiftit. Vajza, Rozalinda ka treguar bisedën e fundit me të emën, ndërsa ngre dyshime se babai i saj ka pasur lidhje me një franceze.
“Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin… ka qenë ora rreth 22.30 dhe ajo më tha që prapë debat i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë si dhe “diku nga muaji shtator 2023 mami… i ka gjetur babit… disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim Destanin dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin”, është shprehur vajza.
Pjesë nga dosja
Në deklarimet e saj të datës 05.01.2024, vajza e çifit Loka, shtetësja Rozalinda Loka deklaron “prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri tjetrin, kanë patur debate që prej muajit shkurt 2023… sepse gjyshja ime… ka kaluar një trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja”, “mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shpreheshe se do t’i jepte fund jetës se thoshte jam e lodhur”, duke theksuar “komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin… ka qenë ora rreth 22.30 dhe ajo më tha që prapë debat i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë si dhe “diku nga muaji shtator 2023 mami… i ka gjetur babit… disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim Destanin dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”.