Balluku: Me të ardhurat e zbulimit të naftës dhe gazit do e kthejmë Shqipërinë në shtetin e ëndrrave për botën!

by author

Belinda Balluku konfirmoi informacionin se Shell ka gjetur naftë dhe gaz në malin e Shpiragut në Berat.

Advertisements

Në një intervistë për Euronews Albania, Balluku u shpreh se në mars të vitit 2023 do të ketë më shumë detaje për këtë zbulim.“Sot, në fazën finale të eksplorimit deri në mars të vitit 2023, pritet të ketë një analizë të hollësishme

Advertisements

të mënyrës sesi ky hidrokarbur do të dalë nga nëntoka. Pra, që Shell ka goditur tashmë një artierie shumë të rëndësishme,

e cila është e përbëre nga naftë dhe gaz, ky është një fakt. Në këto momente, faza finale është faza analitike e mënyrës sesi do nxirret i gjithë ky hidrokarbur në mënyrë efiçente”, theksoi ajo.

Sipas Ballukut, kjo kërkon një plan shumë të mirë pune, të cilën Shell do t’ia dorëzojë ministrisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Balluku theksoi se ky zbulim i rëndësishëm i Shell në zonën e Shpiragut do të pasohet nga një investim i rëndësishëm, rreth 6-7 miliardë euro, që ka për synim ngritjen e infrastrukturës dhe logjistikës që do shërbejë për nxjerren, përpunimin dhe shpërndarjen e hirdokarbureve të zbuluara në këtë zonë.

Ajo gjithashtu premton që nga të ardhurat e fitimeve do ta shëndrrojnë Shqipërinë në vendin e ëndrrave për të gjithë njerëzimin.

TË NGJASHME