Batuta mes kryeministrit dhe Elvana Gjatës, Rama: Ti bën muzikë “au iu”. Këngëtarja: U mërzita!

by author

E ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit Rama ishte këngëtarja Elvana Gjata. Këngëtarja ndau detaje nga jeta e saj, që nga fillimet e karrierës në moshë të vogël e deri te mbështetja e familjes.

Advertisements

Motra e saj, e cila është soprano, ka qenë një nga mbështetëset e saj më të mëdha. Sakaq, nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit dhe Elvanës.

Advertisements

Rama: Me motrën si i ke marrëdhëniet, se motra është në muzikën serioze.

Elvana: Pse kjo që bëj unë nuk është serioze.

Rama: Kjo është pak…

Elvana: Pak tralala

Rama: Pak au iu po…

Elvana: Sapo u mërzita (qesh)…motra ka ndikuar shumë. Ka thënë në familje Ela ka shumë zë të bukur, më pas ka punuar me zërin tim. Ajo ka qenë e para që më ka ushqyer me muzikën.

Më tej Elvana tregoi se familja e saj nuk ka qenë dakord që të merrej me muzikë, pasi dëshironin një profesion tjetër për të.

Elvana: Kam lindur në Tiranë, babai im ishte ushtarak, mamaja infermiere. Kam një motër soprano që punon e jeton në Gjermani. Mami e babi në fillim nuk kanë dashur që të këndoj sepse ishte një vajzë e madhe që ishte këngëtare dhe më shihnin në një profesion tjetër për një të ardhme më të sigurtë. Mami nuk ka dashur në fillimet e mia, e kam nisur pa lejen e prindërve. Natë e festivalit i kam thënë mamit e babit ejani më shikoni. Kisha ndihmën e xhaxhait. Motra ime më ka mbështetur gjithmonë./Albeu.com/

TË NGJASHME