Bëhuni gati për një ditë të ftohtë, ja sa do zbresin temperaturat

by author

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Advertisements

Moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash në orët e mesditës dhe pasdites vonë kryesisht në jug të vendit.

Advertisements

Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 5°C
në zonat e ulëta 1 deri 16°C
në zonat bregdetare 4 deri17°C

TË NGJASHME