Biznesmeni i lidh pension të përjetshëm 40-vjeçarit nga Lushnja që mbahej i lidhur në një dhomë

by author

Rasti i 40-vjeçarit nga Plugu i Lushnjes, i cili mbahej i lidhur në një cep dhomë nga prindërit e tij,

Advertisements

ka ngjallur reagime të shumta tek ata që e kanë ndjekur këtë histori tek “Piranjat”.

Advertisements

Të shumtë kanë qenë personat që kanë kërkuar t’i vijnë në ndihme kësaj familje, e cila përveç problemit me djalin e sëmurë, është detyruar të përballet dhe me padrejtësinë e heqjes së KEMP-it.

Për t’ia lehtësuar sadopak këtë barrë financiare prindërve të moshuar të 40-vjeçarit të sëmurë, ka menduar një biznesmen që preferon të qëndrojë anonim.

Bashkë me të kemi udhëtuar drejt Plugut, ku i dhamë lajmin e mirë prindërve të personit të sëmurë. Bamirësi anonim, i ka lidhur 40-vjeçarit një pension të përjetshëm për 20 mijë lekësh të reja në muaj,

duke bërë atë që në fakt duhej ta bënte shteti.

TË NGJASHME