“Bledi ka filluar ngacmimet?”/ “Vr asëse”, Dea Mishel zbulon çfarë i ka thënë gazetari për nominimin e grupit “LEK”

by author

“Krisja” e miqësisë me Olta Gixharin e ka shtyrë Dea Mishel të gjejë ngushëllim te Tea Trifoni, apo edhe të ndajë biseda të ndryshme me të.

Advertisements

Mbrëmjen e djeshme, Dea i tha Teas se kishte folur me Bledi Manen për situatën e krijuar “Prime”-n e kaluar me Luiz Ejllin. Sipas saj, gazetari i kishte thënë se ajo u duk si “vrasëse” me atë që i bëri këngëtarit, duke dërguar në nominim atë, Kiara Titon dhe Efi Dhedhes.

Advertisements

Sipas Deas, Bledi i kishte thënë se u tregua gjakftohtë që nuk reagoi fare në asnjë moment, ndonëse Luizi doli nga vetja dhe e ofendoi me fjalë të rëndë.

Kjo e fundit u shpreh se ajo përjetoi një bllokim në atë moment dhe se kishte vetëm dy rrugë, ose do qante krah Amosit ose do qëndronte gjakftohtë përballë asaj situate.

Tea i tha Deas se, Bledi po gjen një mënyrë për t’i ngritur asaj humorin.

TË NGJASHME