Borës i rri e madhe unaza që i propozoi Donaldi? Aktori tregon arsyen: T’a ketë edhe kur të rritet!

by author

“Ja mora vetë të madhe që t’a ketë edhe kur të rritet”

Advertisements

Më 12 dhjetor u mbaj Premiera Absolute e filmit “5 Herë Jo”, event që mblodhi artistë e figura të rëndësishme mediatike e jo vetëm. Në këtë organizim mjaft special, e gjithë vëmendja ishte për producentët dhe protagonistët kryesorë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Advertisements

Madje aktori i njohur kishte vendosur që 12 dhjetorin t’a bënte edhe më të veçantë për të dhe partneren e tij. Pasi ai dhe moderatorja e njohur mbajtën fjalim para të pranishmëve në sallën e kinemasë, Donaldi me një unazë në dorë u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë Borës. E sigurisht që Zemani tha “Po”

Bora në postimet e saj në rrjetet sociale, e ka treguar pak unazën që Donaldi ka zgjedhur për të.
Ndërkohë së fundmi, Veshaj ka treguar një detaj në lidhje me unazën. Ai ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet dora e Borës dhe unaza që duket se i bie pak e madhe.

“Ja mora vetë të madhe që t’a ketë edhe kur të rritet”, shkruan me humor Donaldi në postimin që ka etiketuar edhe partneren e tij.

Ndërkohë Bora teksa e ka ripostuar këtë foto në “Instastory”-n e saj, duke qeshur shkruan: “A ti rrofsh”.

TË NGJASHME