Briani 3 vjeç ndërron jetë pasi shkoi tek dentisti, narkoza i helmoi mëlçinë

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një fëmijë në moshën 3-vjeç ka humbur jetën për shkak të dozës së anastezisë.

Advertisements

Bëhet e ditur se fëmija ndodhet në morg dhe po kryhen veprimet e nevojshme.

Advertisements

Ka qenë i ati Guri Spahiu, i cili kallëzoi se para tre ditësh e ka çuar djalin në një klinikë dentare në “Rrugën e Kavajës”.

Në klinikën private fëmijës i është bërë anastezi totale për të bërë të mundur rregullimin e dhëmbëve.

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen dentare nga klinika, Spahiut i është kërkuar që djalin ta marrë e ta çojë në banesë duke rekomanduar dhe mjekimin që duhet të merrte.

Pasi kanë shkuar në banesë, fëmija ka filluar të ndihej keq. Prindërit të shqetësuar kanë marrë në telefon klinikën private por nuk i është përgjigjur njeri.

Duke parë gjendjen e fëmijës e kanë çuar në spitalin pediatirik, ku mjekët pasi kanë parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në remuneracion.

Mësohet se mjekët janë përpjekur ta kthejnë në jetë për dy ditë rrjesht por nuk kanë mundur dot.

Ndërkohë bëhet e ditur se është arrestuar shtetasin R. Xh., 70 vjeç, dhe po kryhen hetime për rastin.

TË NGJASHME