“Bukëshkelur je!”, tensionohet situata mes vëllait dhe motrës: Fol pse ta mbylla derën

by author

Zhaneta i kërkon pjesën e saj nga pasuria që u ka lënë babai dhe që të pajtohen. Nga ana tjetër, Përparimi e akuzon të motrën duke e quajtur “bukëshkelur”.

Advertisements

Këtë të Dielë, në “Shihemi në Gjyq”, Përparimi thotë se ia ka hapur derën Zhanetës kur ajo u nda nga burri.

Advertisements

Sa i takon pronës, ai e thotë me bindje se motrës nuk i takon të marrë pjesë.

Përparimi: S’ka faj ajo, kemi faj ne që i hapëm derën. Na vjen nga Italia dhe kërkon të na bëjë gjëmën ajo, si e ka punën ajo?! Çfarë do ajo?! Çfarë kërkon ajo?! Kështu është kur është njeriu bukëshkalë. Sot do mbarojë çdo gjë, o ajo o ne!

Ardit Gjebrea: Po pse vëllai yt të quan bukëshkalë?

Zhaneta: Më quan bukëshkelur se mendon se unë nuk doja që gjyshja ta merrte dhe ta mbante atje. Nuk është e vërtetë!

Përparimi: Ça kërkon ti me, ça kërkon?! Ke ardhur nga Italia dhe do të na bësh broçkulla këtu. S’ke turp! Fol sy në sy! Jo mbrapa krahëve më flet mua ti.

Zhaneta: Të kam thirrur se më akuzon kot, e mua nuk më vjen mirë se kam qenë në favor tuaj dhe jo në favorin tim. Më shumë ju kam dashur ju sesa veten time, prandaj të kam thirrur.

Përparimi: Rri urtë dhe mos fol kështu!

Zhaneta: Të qartësojmë ca probleme se ju nuk jeni të qartë, ti dhe vëllezërit e tjerë.

Përparimi shkon drejt Zhanetës: Kush s’është i qartë?! Unë s’jam i qartë?! Kujt i thua ti se s’jam i qartë?!

Zhaneta: Kujt i thua bukëshkelur? Unë s’jam bukëshkelur kurrë.

Përparimi: Bukëshkelur se unë ta kam hapur derën ty, të kam mbajtur. Fol, përse ta kam mbyllur derën ty?! Fol tamam! Dua këtë arsyen.

Zhaneta: Për një interes të vogël se kishit frikë se mos ju merrja pasurinë e gjyshes. Pse vetëm vëllezërve u takon pasuria? Edhe motra prej një nëne është. Të kemi dashuri, jo të shkatërrohemi./tvklan.al

TË NGJASHME