“Burrë vemje, haram e paç qumështin e nënës!”, Shpërthejnë komentet për vrasjen e Klodianës

by author

“Nëse një burrë pret që një grua të jetë engjëll në jetën e saj, më parë duhet të krijojë parajsën për të. Sepse engjëjt nuk jetojnë në ferr”. Ky është një status që Klodiana Vefa shkruante vetëm pak kohë më parë në një postim në rrjetet sociale.

Advertisements

Nëna e dy fëmijëve, e cila punonte në një piceri në zonën e Castelfiorentino, në Firenze ku dhe jetonte, ishte tejet aktive në rrjetet sociale. Në mesin e fotove të saj të pafundme, nuk mungojnë as ato me Alfredin, bashkëshortin 45-vjeçar me të cilin duket se donte të ndahej e që dyshohet si autor i vrasjes së saj.

Advertisements

Që nga momenti kur u përhap lajmi se 36-vjeçarja ishte qëlluar për vdekje pak metra larg shtëpisë, miqtë e saj nëpër rrjete sociale kanë vërshuar në komente. Dhimbja për humbjen e Klodianës është përzier me mërinë për njeriun që i mori asaj jetën.

“Janë mësuar ta kenë gruan pronë, se kështu kanë parë në familje. Burrë vemje, jo gjë tjetër. Haram e paç qumështin e nënës!! Pushofsh në paqe, megjithëse nuk e di si mund të gjejë një shpirt paqe pa fëmijët afër! O zot sa e dhimbshme!”

“Një grua kaq e bukur dhe e re, u prefsh në paqe”.

“Ai i mallkuar do ta paguajë. Në tokë e dyshoj… në mënyrë që ajo pushojë në paqe. Kjo nuk është dashuri!”

“Maskara burrë, po fëmijët i la në mes të rrugës. Këta janë mostra, Zoti i dënoftë. Pastaj Klodiana, qofsh në paqe pranë perëndisë e dashur”

Nuk e kuptoj, si nuk i vjen keq për fëmijët e vet që i la pa mamin”.

“Vetëm burrë nuk i thuhet atij që vret një nënë, si do çfarë të kishte bërë”.

“Bastard!! U kalbsh në burg!! Çfarë luleje këpute, të gjorët fëmijë. Qofsh i mallkuar”

Këto janë vetëm disa prej komenteve për humbjen e 36-vjeçares.

Klodiana la pas djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14 vjeçe. Mbrëmjen e së enjtes, Alfredi raportohet se i shkoi në shtëpinë ku gruaja jetonte me fëmijët dhe mes tyre nisi një zënkë. Më pas dolën jashtë në rrugë. Pak çaste më vonë u dëgjuan 3 të shtëna. Një prej plumbave i mori jetën Klodianës, ndërsa autori i dyshuar u largua me makinë nga vendi i ngjarjes.

Ishin fëmijët dhe familjarët që e gjetën të pajetë Klodianën.

Autoritetet italiane aktualisht në kërkim kanë shpallur pikërisht bashkëshortin e saj. Nga raportimet e deritanishme në mediat fqinje thuhet se çifti po ndahej e se mes tyre kishte pasur debate herë pas here, me në qendër xhelozinë e Alfredit.

 

TË NGJASHME