Burri shqiptar vret gruan dhe vjehrrën, hidhet nga ballkoni dhe vdes

by author

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kumanovë në Maqedoninë e Veriut. Një 46-vjeçar ka vrarë gruan dhe nënën e saj, teksa pas ngjarjes është hedhur nga ndërtesa në rrugën “Leskovcit”, ku banonte familja.

Advertisements

Burri ka ndërruar jetë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në datë 25 gusht, rreth orës 12:45 . Çifti kishte dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa tjetri ndodhej në një nga dhomat e shtëpisë.

Advertisements

“Më 25 gusht, rreth orës 12:45, policia pas një njoftimi kallëzim kanë gjetur të ndjerën E.A.J (40) dhe nënën e saj P.N., e cila më parë ishte vrarë me thikë nga D.J. (46), në një banesë në Kumanovë.

Më pas vrasësi me inicialet D.J. është vetëplagosur dhe është hedhur nga dritarja e banesës”, njofton policia.

TË NGJASHME