Burri shtang shqiptarët: Gruan e kapa me shokun tim, vajzës tonë i tha se unë kam vd*kur

by author

Një rrëfim i pazakontë ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 nga një 30-vjeçar, babai i një vajze të cilën për fat të keq nuk mundet ta takojë dhe ndërkohë ajo nuk e di ekzistencën e tij.

Advertisements

Ishte muaji korrik i vitit 2011 kur erdhi në jetë vajza e A. Ç.. Ajo ka jetuar nën kujdestarinë e të dy prindërve deri në moshën 3-vjeçare. Pas një zënke dhe debateve midis çiftit, ata u ndanë.

Advertisements

Gruaja merr një urdhër mbrojtje me qëllim që babai i vajzës mos të mund t’i afrohej kurrë. Pas kësaj ndarje babai biologjik ka tentuar të takojë vajzën e tij, por për arsye të urdhër mbrojtjes nuk mundej.

Gjatë kësaj kohe gruaja, nëna biologjike e vajzës i dha asaj atësinë e ish-burrit të saj të martesës së parë, që edhe në kohën e bashkëjetesës me A. nuk i kishte dhënë fund ligjërisht.

Kur vajza mbushi 6 vjeç, A.Ç. kërkoi ta regjistronte me prindërit biologjik të saj, por aty kuptoi se vajza nuk e di se ka një baba që jeton, pasi nëna e saj biologjike i ka pohuar se babai i saj ka ndërruar jetë gjatë një aks. identi automobilistik.

Pas dhënies së atësisë nga gjykata dhe provës së ADN, vërtetohet se është babai biologjik i saj. Ai kërkon që vajza e tij të marri vesh të vërtetën, pasi nëna biologjike nuk ia lejon.

Ajo vazhdon ta gënjejë dhe vajza e mitur jeton me mungesën e babait, me motra dhe vëllezër nga dy martesa të tjera të nënës së saj. A.Ç kërkon të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore ndaj vajzës së tij, pasi nuk ia lejojnë këtë gjë.

“Zonja ishte 5 vite më e madhe nga unë, kishte një fëmijë, më thoshte se nuk shkonte mirë me burrin do ndahej. Filluam bashkëjetesën, unë punoja ajo vetëm kujdesej për fëmijën. Prisnim që ajo të bënte ndarjen, pas 2 viteve bashkë erdhi vajza në jetë. Nuk kalonte dot fëmija në atësinë time sepse kishte afate ligjore që duhej të plotësonim.

Unë punoja çdo ditë, ajo filloi të xhelozohej. Filluan zënkat në familje, unë s’i kam dhënë shkas asnjëherë, djalin e saj e mbaja shumë afër. Djali i saj dhe tani kur më takon rri afër me mua. Shumë pak më binte të rrija më vajzën, por mbaja mend fjalët e saj kur më thoshte babi. Divorci erdhi vetëm nga xhelozitë dhe zënkat e saj. Ajo ka marrë urdhër mbrojtje, por nuk është dhunuar asnjëherë”, tregoi 30-vjeçari.

Ai tha se partnerja e tradhtoi me shokun e ngushtë, me të cilin jeton edhe sot.

“Kur unë e kapa me shokun tim të ngushtë u zura me të, ajo nuk shkoi atëherë në polici. Për shkakun e saj hoqa dorë nga puna, fillova në ndërtim. Njoha këtë djalin në punë ai si duket mori numrin e saj nga telefoni im, janë bashkë akoma dhe sot uroj të jetë me të, ajo ka jetën e saj tani, s’kam më asgjë me të”.

Ishte ora 2 e natës kur zonja kishte dalë me të, jam kthyer nga Saranda atë ditë, në telefon thoshte se ishte në shtëpi me fëmijët. Ajo vetë ishte në lokal jam afruar të shkoj për t’u sqaruar, zotëria iku. Pas këtij momenti lajmërova vëllain e saj, ai më tha bëni ç’të doni s’merrem fare me këtë punë.

U largova nga shtëpia, u takova me nënën e vajzës disa herë dhe i kam dhënë lekë në të zezë për atë fëmijë. Nuk jam takuar më me vajzën. Shkova në gjykatë pastaj bëra njohjen e atësisë. Ajo nuk erdhi në gjyq fare kur isha unë nuk vinte ajo.

U largova jashtë sepse nuk mund të jetoja dot këtu, e dija për 5 vite që vajza ishte 2 km larg meje dhe se takoja dot. Zonja më ka thënë se vajzës i ka thënë se unë kisha vde. kur në aks. ident automobilistik. I thashë që ke bërë gabimin më të madh dhe e vërteta do dali një ditë”, tregoi babai i ri.

30-vjeçari tha se është martuar dhe se gruaja e tij e di gjithë të vërtetën dhe e ka mbështetur por se akoma nuk mund të takojë vajzën.

“Vajzën që kam sot nuse ma ka prezantuar dikush. I kam treguar të vërtetën nga fillimi deri në fund dhe më ka pranuar e mbështetur shumë. Kemi ardhur në Shqipëri para vitit të ri dhe shkuam bashkë tek shkolla të takonim fëmijën, por unë s’kam akoma të drejtën e takimit se jemi ne gjyq dhe aty s’e takuam dot. Për herë të parë e kam parë vajzën në foto dhe s’u përmbajta dot”, tregoi ai.

Ndërkohë në një lidhje telefonike, partneri i ish-gruas e akuzoi 30-vjeçarin për dh u në duke i kërkuar të qëndrojë larg familjes së tij. “Unë po e ushqej atë fëmijën e atij, ai s’ka punë më me familjen time fare, ai aty nuk është shoku im i ngushtë ai është një dh u nues”, deklaroi partneri i ish-gruas./news24

TË NGJASHME