Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se si është kryer filmimi i skandalit erotik në zyrën e kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjicit.
Advertisements
Karamuço tha në emisionin e Arian Çanit se akti seksual i Gjicit me një vajzë është filmuar nga një çantë, e cila është pozicionuar në pjesë ballore të zyrës.
Advertisements
Sipas tij, poseduesja e çantës ka qenë në dijeni të plotë të asaj që po filmohej.
“Dinamika e supozuar ka qenë kjo: Janë futur në zyrë, filmimi është bërë nga një çantë.
Çanta është pozicionuar në atë pamje ku vërtet do të kryhej akti, në pjesë ballore të zyrës. Ky nuk është akti i parë, do ketë qenë akti i përsëritur.
Është vendosur çanta, e shikoni atë vrimën e vogël te zinxhiri, ajo ka një bateri. Ky është prodhim indian diku te 300 dollarë. Këto janë çanta që përdoren nga gratë të cilat duan të shantazhojnë përmes pamjeve filmike intime.
Këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri. Poseduesja e cantës ka qenë në dijeni të plotë të asaj që po filmohet dhe vazhdon të kërkojë ende pamje filmike, intime. Është e planifikuar”, theksoi eksperti.