Çështja e Ervis Martinajt, gazetari i njohur zbulon përplasjet e SHISH me policinë: Kanë informacione të ndryshme se…

by author

Gazetari Igli Çelmeta ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se ka një “përplasje” mes Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Shtetit sa i takon rastit të Ervis Martinaj.

Advertisements

Advertisements

Ai tha se kjo përplasje vjen pasi autoritetet ligj zbatuese kanë informacione të ndryshme lidhur me fatin e Ervis Martinaj, i cili është i zhdukur prej një viti.

“Nga informacionet që unë kam më bëjnë me dije se ka një përplasje mes autoriteteve ligj zbatuese, Shërbimi informativ ka informacione të tjera për Ervis Martinaj ndërsa policia e shtetit ka informacione të tjera për fatin e Ervis Martinaj. Ka një përplasje mes uniformës së policisë së shtetit dhe shërbimit informativ për fatin e Ervis Martinaj.

Pra vetë autoritetet nuk janë në gjendje të daline të flasin për fatin e Ervis Martinaj. Dua të theksoj faktin se ka shumë drejtues policie që kanë pasur lidhje të ngushta me Ervis Martinaj, sidomos detajet e dala nga dosja Metamorfoza, ka sjellë një farë frike te drejtuesit e policisë, pasi ka shumë prej tyre që kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me Ervis Martinaj dhe ky i fundit i ka përdorur këta drejtues të policisë për t’ju shmangur drejtësisë”,-tha Igli Çelmeta.

TË NGJASHME