Armaldo Kllogjeri dhe Ronaldo Sharka ishin mbrëmë të ftuar në festën e ditëlindjes së Valbona Memës.
Advertisements
Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar disa detaje nga festa, duke nisur nga të ftuarit dhe kodi i veshjes.
Advertisements
Mes familjarëve dhe miqve, këngëtarja e dashur për publikun kishte ftuar edhe disa ish-banorë të “Big Brother VIP”. Ndërkohë vihet re se Valbona u ka kërkuar të ftuarve që të vishen me të bardha.
Nga ana tjetër, Ronaldo ka vendosur që të tregojë një sekret të Maestros. Gazetari ka postuar një fotografi në “Instastory” ku shfaqet së bashku me këngëtarin e njohur.
Sharka shkruan se në telefonin e Armaldos ka zbuluar këngën e tij më të re, e cila sipas tij, do të jetë hit i kësaj vere.
“I vodha pak telefonin Maestros, e zbulova që kishte bërë gati këngën e re. O Zot o Zot ça hiti do plasi këtë verë”, shkruan Ronaldo në foton në fjalë, duke etiketuar edhe Kllogjerin.