Për të dytën ditë me radhë, FNSH ka zbarkuar në Vlorë teksa vijon aksionin e tyre blic në hyrje të qytetit të Vlorës.
Advertisements
Në rrethrrotullimin e Nartës, sëbashku me policinë e qarkut kanë kryer kontrollin e automjeteve të shtrenjta, ato të dyshuara si dhe me xhama të zinj.
Advertisements
Po kërkojnë për armë, drogë dhe eksponentë të krimit të organizuar.
Gjatë mbrëmjes së djeshme por edhe sot mësohet se kanë ushtruar kontrolle në bashkitë Vlorë dhe Selenicë për persona të krimit.
Kontrollet vijojnë në qytet.