Çfarë tha në gjyq gruaja që fundosi Gjicin? Avokatja e 40-vjeçares zbardh dëshminë

by author

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të lërë në masën e sigurisë arrest me burg Safet Gjicin, ish-kryetarin e Bashkisë Kukës të akuzuar për korrupsion pasiv.

Advertisements

Gjithashtu gjykata vendosi të lërë në arrest shtëpie A. K., vajzën e cila shfaqet në video me Gjicin.

Advertisements

Avokatja e gruas tha se 40-vjeçarja u përgjigj në gjyq për akuzat por nuk dha detaje.

“Është e vetme. Ka një nënë të sëmurë.

Është e vetmja që sjell të ardhura në shtëpi. Por gjykata nuk e pranoi kërkesën për një tjetër masë. Gruaja nuk ka tentuar që të largohet.

Ka një fëmijë 12-vjeç. U përgjigj në gjyq në lidhjet me faktet. Nuk mund të përgjigjem më. No coment” tha ajo.

TË NGJASHME