Një tërmet i fortë ka goditur pas mesnatës së të dielës Greqinë. Sipas autoriteteve tërmeti me magnitudë 5 ballë ishte me epiqendër 26.1 km në juglindje të Amfissa -s dhe kishte një thellësi fokale prej 10 km.
Advertisements
Pas lëkundjes së fortë, janë regjistruar disa pasgoditje me magnitudë 0.8 deri në 1.9 ballë. Banorët shprehen se janë tmerruar nga lëkundja e fortë. Në Xylokastros qytetarët thanë se tërmeti ishte aq i fortë sa u zgjoi kujtimet e vitit 1999.
Advertisements
Profesori i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthymios Lekkas ka folur herët në mëngjes në “MEGA Weekend” për tërmetin dhe rrezikun prej tij.
“Tërmeti ka ndodhur pak minuta pas orës 1 të mesnatës, në gjirin e Iteas ka qenë epiqendra, 20 kilometra nga gjiri i Iteas ka qenë epiqendra, është ndjerë edhe në Atikë”, tha ai.
“Nuk mund ta dimë nëse është tërmeti kryesor, por pas kësaj kemi pasur 3 tërmete me magnitudë të ulët. Do të shohim evoluimin e fenomenit në orët e mbetura dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë saktësisht për të pasur një panoramë më të plotë”.